Zerka dedikim për ditëlindje Ronela Hajatit, me fjalët konfirmoi më shumë lidhjen mes tyre
Këngëtarja Ronela Hajati mori shumë urime pasi postoi një fotografi me buqetë të madhe lulesh në dorë, në profilin e saj në Instagram. Por, urimi më i mirë i erdhi nga Young Zerka, këngëtarin me të cilin Ronela thuhet se është në lidhje edhe pse asnjëherë nuk u konfirmua nga ata. Megjithatë, fjalët që Zerka ia kushtoi këngëtares, vërtetojnë lidhjen e tyre të fortë dhe dashurinë që kanë mes njëri-tjetrit. “Gëzuar ditëlindjen për partneren time të çmuar. Të dëshiroj çdo të mirë vajzë, gjithmonë. Ka shumë gjëra të bukura që po presin për ty, sepse ti i meriton. Qëndro gjithmonë me humor dhe produktive. Dhe meqë ra fjala, po dukemi shumë mirë në këtë fotografi”. Pasi Ronela e pa këtë postim, ajo ia ktheu komentin kështu: ‘Fernando miooo’, shkruan Prive. Edhe pse asnjëri prej tyre nuk doli me një deklaratë rreth lidhjes, çifti po duket shumë mirë dhe i lumtur.