Zërat për ndarje, Linda Halimi shfaqet pas shumë kohësh krah bashkëshortit

Fakti që nuk është pjesë aktive e industrisë së muzikës shqiptare, nuk e ka ndaluar Linda Halimin që shpesh të vendoset në qendër të mediave rozë.

Ajo jeton prej vitesh në SHBA me vajzën dhe bashkëshortin e saj, nga i cili shpesh është përfolur për një ndarje. Vitin që lamë pas çifti fshiu nga rrjetet sociale çdo foto të tyre, madje as nuk ndiqeshin më.

Mungesa e fotografive të përbashkëta ka bërë që ndjekësit të dyshojnë edhe më herët se ka krizë apo dhe ndarje mes çiftit.

E vërteta është se Linda dhe bashkëshorti i saj vijojnë të jenë bashkë por kanë vendosur mos ta ekspozojnë lidhjen e tyre në rrjetet sociale.

Së fundmi artistja e ka bërë një përjashtim dhe ka publikuar një video me bashkëshortin në Instagram. Ata shihen të lumtur dhe të dashuruar.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by @linditaworld