Zërat mbi divorcin: Reagon Fedez

Ditët e fundit kanë qenë të nxehta dhe tema kreysore në showbiz-in italian ka qenë dilema për një ndarje mes Fedez dhe Chiara Ferragni-t.

Mediat nuk kanë ndërmend të heqin dorë nga kërkimi për të vërtetën dhe një gazetar e ndaloi Fedez në rrugë për ta pyetur para kamerave.

Michel Dessi, e pyeti drejtpërdrejt nëse lajmet për divorcin janë të vërteta dhe përgjigja e Fedez sërish ishte e paqartë.

“Si mendon ti? Edhe nëse do ishin të vërteta kujton se do vij të t’i them ty? Ka sens për ty që të vij dhe të të tregoj problemet e mia personale. Ti mendon se do luaj me fëmijët e mi publikisht? Ti si do përgjigjeshe nëse do të thoja si i ke punët me gruan tënde?” tha Fedez i irrituar.

Intervista u bë virale menjëherë dhe detaji që nuk i shpëtoi publikut ishte fakti që Fedez nuk kishte unazën e martesës në gisht, duke shtuar kështu më shumë dyshimet për vërtetësinë e lajmit. Nga ana tjetër, shmangia e pyetjes është konsideruar po ashtu si konfirmim.

“Vetëm unë e pash gishtin e tij pa unazën”, thotë një ndjekës.

“Kur u bënë këta kaq të rezervuar para publikut”, shkruan dikush.

“Qenka përgjigjur me edukat”, shkruan një tjetër.

Anabelmagazine