Zënkë mes çifti? Sara: “Bardhi më bëri të qaj”
Ish-banorja e “Big Brother VIP”, Sara Gjordeni ka zbuluar detaje të reja mbi jetën e saj.
Gjatë një interviste për “Prive”, ajo është vënë përballë disa pyetjeve nga gazetarja, ku një ndër to ishte: “Kur ke qarë për herë të fundit dhe cila është arsyeja?”
Sara tregoi se partneri i saj, Bardhi Idrizi e ka bërë për të qarë sepse zgjeroi njërën nga çorapet e bebit të tyre.
Duke qeshur, ish-banorja tha se kjo ishte arsyeja më idiote që ajo ka qarë ndonjëherë, megjithëse tregoi se shtatzënia e ka bërë më emocionale.
“Dje në darkë isha shumë emocionale edhe vetë po qeshja me reagimin tim. Sepse përpara se të flinim po i tregoja Bardhit një palë çorape të bebit. Bardhi si çun që është po i merrte, po i lëvizte duke i shikuar, merr njërën prej tyre dhe e zgjeron pak më shumë se tjetra. I them ‘mos se e prishe’. Ishte arsyeja më idiote pse kam qarë deri më sot. I kemi marrë shumë çorape por ato specifikisht më mërzitën”– tha Sara.
kryefjala.com