Zendaya pushton internetin me veshjen e fundit

Zendaya u duk sikur zbriti nga një planet tjetër me veshjen e saj në premierën promovimit të filmit “Dune: Part II”, në Londër, e veshur me një kostum robotik metali të krijuar nga Tierry Mugler për koleksionin e vjeshtës në 1995-ën.

Aktorja 27-vjeçare që luan si protagonisten në filmin fanta-shkencë, dallohej për veshjen që i nxirrte në pah, pjesën e gjoksit, muskujve të barkut, vitheve, këmbëve dhe krahëve.

Edhe kolegu i saj protagonist, Timothée Chalamet, ishte kombinuar me po të njëjtat ngjyra argjendi për ta bërë daljen në tapetin e kuq akoma më fenomenale.

Mbi kostumin e saj binte në sy një varëse Bulgari me safirë dhe diamatë, ku vetëm guri qëndror në ngjyrë blu u vlerësua nga mediat si 28-karatësh.
Ylli i “Euphoria” kishte zgjedhur një grim të lehtë dhe të pastër që i linte hapësirë vetëm kostumit për të rënë në sy.

Në rrjete sociale, fansat kanë shkruar se kjo pamje është e ngjashme e mbase e frymëzuar nga pamja e Beyoncé në turin e Renaissance.

Edhe pse bëri një paraqitje dinjitoze dhe shumë të komentuar, Zendaya nuk qëndroi për gjatë e veshur me këtë kostum robotik. Pas disa fotosh, aktorja u shfaq me një fustan të zi të krijuar sërish nga Mugler dhe me bizhuteri me vlerë mbi 110.000 dollarë po nga Bulgari.

Anabelmagazine