“Zemra ime duhet edhe një …”- Bashkëshorti i Zaimina Vasjarit pozon krah tre vajzave të tij dhe befason me kërkesën publike që i bën këngëtares

Zaimia Vasjari dhe bashkëshorti i saj, Klodian Asllani janë ndër çiftet më të komentuara të showbizz, edhe pse janë munduar që jetën e tyre private ta mbajnë larg medias.

Këngëtarja dhe biznesmeni janë prindër të një vajze, Khloe dhe duken shumë të lumtur me njëri-tjetrin.

Së fundmi, biznesmeni postoi një foto krah tre vajzave të tij (dy nga martesa e mëparshme) dhe në sy ra kërkesa publike që ai i bëri Zaimia Vasjarit.

Me gocat e mia personale 🤣”– shkroi ai, krahas fotos, ku të tre vajzat janë të veshura me bikini rozë.

Këngëtarja i komentoi duke i bëri emoji me zemra.

Ndërsa Klodian Asllani i shkroi se tashmë ka ardhur koha që familja e tyre të zgjerohet dhe të bëhen prindër të një djali.

“Duhet edhe një çun zemra ime,”– i komentoi ai.

Nuk dihet nëse çifti kanë planifikuar ardhjen në jetë të një fëmije tjetër së shpejti.

Ndërkohë, këngëtarja është shprehur se gëzon një raport të mirë me dy vajzat e bashkëshortit, Jennifer dhe Kristel.

Madje pak javë më parë, ajo organizoi një festë madhështore për ditëlindjen e Kristel në 15 vjetorin e lindjes së saj.

/Panoramaplus.al