Zemra e parë artificiale
Zemra e parë articiale ndez një dritë shprese për të gjithë ata që rrezikojnë jetën për shkak të sëmundjeve të një prej organeve më jetikë. Aparati Eso’ i kompanisë franceze Karma’ mori aprovimin nga Agjencia Franceze për Sigurinë e Produkteve Shëndetësore, për t‘u përdorur për translplant tek personat që vuajnë nga fazat e rënda të sëmundjeve të zemrës, të cilët nuk jetojnë më shumë se 6 – 12 muaj.
Certifikimi u krye pas disa përmirësimeve që iu bë këtij aparati nga prodhuesit francezë, të cilët e kanë hedhur për përdorim tek të sëmurët me zemër që në Dhjetor të 2020-ës. Përdorimi i saj u ndalua në korrik të vitit të kaluar për shkak të disa problemeve që shfaqi gjatë funksionimit, tek pacientët e parë që e përdorën si transplant të përkohëshëm.
Deri më tani, zemra artificiale është e para është implantuar tek 7 pacientë, 5 prej të cilëve në Gjermani dhe 2 në Itali. Synohet që përmirësimi i teknologjisë, ta bëjë këtë apart të ketë përdorim të përhershëm, duke shmangur mijëra vdekje në vit nga sëmundjet në stade të përparuara të zemrës.