Zemra e një nëne nuk heq dorë kurrë, rrëfehet Romina Power: “E di që Ylenia është gjallë”
“Lumturi është të kesh një gotë verë të bardhë dhe një panine, lumturi është të të lënë një shënim në sirtar, lumturi është të këndosh me dy zëra se sa shumë më pëlqen”, janë këto disa prej vargjeve të këngës himn “Felicità”, prezantuar për herë të para para publikut italian dhe atij botëror në vitin 1982.
Por, për fat të keq lumturia e Albano Carrisi-t dhe Romina Power, që i kënduan me aq nota lirike, zgjati fare pak pasi një ngjarja e rëndë trazoi jetët e tyre një herë e përgjithmonë.Në një ditë të ftohtë janari të 1994-s, Ylenia, vajza e tyre e parë u zhduk në New Orleans pa lënë asnjë gjurmë, pa ditur që dhimbja që do të shoqëronte jetën e prindërve të saj do të ishte edhe një nga arsyet e ndarjes së tyre.
Vitin e fundit 23-vjeçarja kishte ndryshuar shumë, ishte mbyllur në vetvete dhe kishte zgjedhur Shtetet e Bashkuara të Amerikës për të shkruar një libër rreth të pastrehëve që kishte takuar në një mision në Belize. Por, a ishte ky udhëtim ai që e çoi drejt zhdukjes? Sipas Albano-s po, madje para ca vitesh ai do të rrëfente se kishte përjetuar një eksperiencë të çuditshme përballë lumit Misisipi. “Nuk mund ta përshkruaj me fjalë. Në ato momente pashë Ylenian-s teksa u kredh në ujërat e ftohta për të mos dalë më. Më buzëqeshi dhe më tha që i përkiste ujit”. Nga ana tjetër Romina nuk ka reshtur kurrë se besuari që Ylenia është ende gjallë dhe se një ditë do të shihen sërish.
E ftuar së fundmi në “Verissimo”, këngëtarja që sot mbushi plot 72 vjeç ka folur për këtë fazë të vështirë të jetës së saj. Pyetjes së Silvia Toffanin nëse e kërkon akoma të bijën, Romina iu përgjigj duke thënë se ajo s’ka humbur kurrë shpresat. “Zemra e një nëne nuk heq dorë kurrë, e di që ajo është akoma gjallë diku nëpër botë dhe një ditë do të takohemi sërish”.