“Zemra dhe barku plot”, kështu ndjehet Dua Lipa me të dashurin kuzhinier
I dashuri i këngëtares me origjinë shqiptare, Dua Lipa është një nga shefat më të njohur të gatimit në Londër. Prej kohësh ai njihet për recetat e veçanta të gatimit dhe më në fund ka vendosur që të sekretet tij të kuzhinës t’i ndajë edhe me publikun. Isaac Carew ka gati librin e parë me receta, i cili pritet të botohet më 7 mars. Lajmin e ka bërë të ditur mbrëmjen e kaluar Dua nëpërmjet disa postimeve në ‘Instagram’. Këngëtarja njofton se ai ka hapur një restorant dhe përpos tij pret të botojë librin. “Zemra dhe barku plot. Kaq krenare për dashurinë time Isaac Carew, për hapjen e restorantit të tij të fundit, para publikimit të librit tij më 7 mars. Nëse nuk e keni porositur librin e mbushur me gjëra të shijshme dhe doni një kopje, e keni në linkun në bio”, shkroi Dua Lipa, në foton ku shfaqet me të dashurin e saj dhe librin e tij në dorë, shkruan Who. Dua Lipa dhe Isaac Careë janë kthyer shpesh në kryefjalën e mediave rozë, pasi pak kohë më parë dyshja i dhanë fund marrëdhënies së tyre. Por pas rikthimit të bujshëm duket se janë më të dashuruar se kurrë.