Zelensky dhe gruaja, në kopertinën e Vogue?! Njerëzit kanë vlerësime dhe kritika – po ju, ç’mendoni?

Olena Zelenska, gruaja e presidentit të Ukrainës, Volodymyr Zelensky, është në kopertinën e revistës Vogue.

“Të qenit Zonja e Parë nuk është një rol që Olena Zelenska ka dashur të luajë ndonjëherë. “Më pëlqen të jem në prapaskenë – më përshtatet,” shkruan Vogue për intervistën e realizuar në Kiev. “Këta kanë qenë muajt më të tmerrshëm të jetës sime dhe të çdo ukrainasi. Ne presim fitoren. Nuk kemi dyshim se do të fitojmë. Dhe kjo është ajo që na jep zemër.”

 

View this post on Instagram

A post shared by Vogue (@voguemagazine)

Ata folën për jetën e tyre në kohë lufte, martesën dhe historinë e përbashkët, ëndrrat për të ardhmen e Ukrainës, shkruan Vogue. Siç mund ta shihni, seti i fotografive ka si temë luftën.

 

View this post on Instagram

A post shared by Vogue (@voguemagazine)

Referuar komenteve, duket se njerëzit janë ndarë në dy pjesë. Nga një anë, disa vlerësojnë çiftin për forcën dhe e cilësojnë vendimin e tyre për të qenë në kopertinën e Vogue si diçka që vlen për t’u përgëzuar. “Për të gjithë njerëzit që nuk kuptojnë se si presidenti i një shteti në luftë mund të bëjë foto për Vogue ose revista të tjera, ne kemi nevojë për vëmendjen botërore, kemi nevojë për armë dhe municione. Me këto foto dhe artikulli, ne vendosim shtetin tonë në qendër të vëmendjes. Mos harroni që është informacion për luftën,” shkruan dikush.

 

View this post on Instagram

A post shared by Vogue (@voguemagazine)

Të tjerët, aspak dakord për kopertinën, kritikojnë veprimin duke e akuzuar çiftin për hipokrizi. “Ka luftë në shtetin e tyre dhe ata po bëjnë set fotografik për Vogue. Çmenduri,” shkruan dikush. “E shëmtuar dhe mungesë respekti,” lexohet në një tjetër koment. “Njerëzit e tyre po vuajnë dhe po vdesin dhe ata bëjnë foto për Vogue?”