Zelensky: Asnjë gjurmë e Rusisë nuk do të mbetet në territorin ukrainas
Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky u ka premtuar bashkatdhetarëve të tij se asnjë gjurmë e Rusisë nuk do të mbetet në tokën ukrainase, duke përsëritur besimin e tij se fitorja kundër pushtuesve është vetëm çështje kohe.
Në një video-mesazh të enjten, duke shënuar 400 ditë nga fillimi i pushtimit rus të Ukrainës, Presidenti Zelensky vlerësoi forcat e armatosura të vendit të tij për luftën e tyre.
“Heroizmi i ukrainasve do të mbetet i paharrueshëm në të gjithë botën”, theksoi ai.
“Ne nuk do të lëmë asnjë gjurmë të Rusisë në tokat tona dhe armiku do të ndëshkohet,” u zotua ai.
“Të bëjmë gjithçka që të vijë dita sa më shpejt që t’ju falënderoj, të dashur ukrainas, për fitoren tonë”, përfundoi Presidenti Zelensky në mesazhin e tij.