Zejko: Me rikthimin e Neymar, Brazili do jetë ndryshe

Gazetarja Enkelejda Zejko, në emisionin “Skaneri i Botërorit” në MCN TV, u shpreh se Brazili ka një skuadër shumë të mirë, por mungesa e Neymar është delikate.

Zejko deklaroi se Brazili do të jetë ndryshe me rikthimin e Neymar. Ajo shtoi se duke parë kualifikimet, Franca, Brazili dhe Portugalia, deri tani janë më të mirat.

Brazili e ka provuar veten me Serbinë dhe Zvicrën. Serbia në ndeshjen e kaluar, ishte një “kalë i këputur”.

Një fakt është, që deri tani 3 skuadrat më të mira deri tani janë Franca, Brazili dhe Portugalia. Këtë e kanë treguar ndeshjet dhe rezultatet. Brazili ka 17 ndeshje pa pësuar humbje në grupe.

Ka një skuadër shumë të mirë dhe serioze në fushë. Neymar është një mungesë delikate. Tite shpreson te rikthimi i Neymar dhe nëse kjo ndodh, Brazili do të jetë ndryshe, jo si në ndeshjen ndaj Zvicrës.

MCN