Zbuluesi britanik i talenteve ‘shokon’ audiencën me komentet për shëndetin e mbretëreshës (fotot)
Zbuluesi më i famshëm i talenteve të këngës Simon Cowell ka habitur shikuesit e programit Britain’s Got Talent duke hedhur dyshime nëse mbretëresha britanike do të jetë e aftë të marrë pjesë në performancën e sivjetshme të “Varietesë Mbretërore”.
Producenti i njohur 62 vjeçar bëri komentet duke biseduar me komedianin Ben Nickless në fundjavë, por shumë shikues ankoheshin se ai po parashikonte ‘vdekjen e saj’.
Çdo vit fituesi i programit të njohur të talenteve, ftohet të përformojë para mbretëreshës në Variete, por Simon ngriti dyshimet e pazakonta nëse mbretëresha do të jetë në shëndet të mjaftueshëm, pasi nuk u paraqit dhe në disa evente të përvjetorit javën që shkoi.
Kur u pyet për fituesit që duhet të performojë para mbretëreshës, ai shtoi: “Shpresojmë që të jetë mbretëresha aty”.
Menjëherë një valë komentuesish në rrjet mendonin “për më të keqen”.
“Pas asaj që tha Simon, dikush mudn të mendojë se mbretëresha po na lë shëndetin .. ai tha se mbretëresha po bie si një ballon i shpuar”, shkruante një komentues radikal.
“Simon e di që ajo është duke na lënë”, shkruante një tjetër.
Dikush tjetër shkruante: “A mos tha gjë Simon se mbretëresha do të ketë vdekur derisa të vijë koha e Varietesë?”.
Programi “Britain’s Got Talent” u fitua të dielën nga komediani Axel Blake.
Simon Cowell përshkruante Axel si një ‘star’ and the comedian is noë looking forward to appearing at the Royal Variety Performance.
Simon – i cili është gjithashtu krijues i programit, tha: “Jem shumë i emocionuar për ty, besoj se kemi gjetur një ‘star.’”
Top Channel