Zbuloni si e kaloi Alban Skënderaj natën e parë pas koncerteve

“Hapësira e një ëndrre” titullohej koncerti në tri net që kantautori Alban Skënderaj mbajti në Pallatin e Kongreseve në Tiranë. Pas tri netëve të lodhshme ai mblodhi stafin e projektit në një darkë në një nga restorantet e Tiranës. Në një prej fotove Albani me Miriam Canin në krah shihen pranë menaxherit të tij Olti Kazaferi dhe bashkëshortes balerinë, Lori Bala.