Zbuloi emrat e fituesve të festivalit, Ardit Gjebrea i kundërpërgjigjet ‘akuzave’ të Endri Priftit: Pak më shumë respekt për kolegët…

PanoramaPlus.al/ Endri Prifti tërhoqi vëmendjen e ndjekësve me anë të një postimi në Instagram ku zbuloi se fituesit e festivaleve të Këngës Magjike dhe Festivalit të RTSH janë vendosur 5 muaj më parë dhe zbuloi emrat e tyre. Sipas tij fituesja e festivalit të Këngës Magjike do të jetë këngëtarja Marsela Çibukaj, ndërsa në Festivalin Kombëtar vendin e parë do ta fitojë reperi Noizy në bashkëpunim me këngëtarin Eugent Bushpepa.

“Mirmengjesi, mirdita dhe mirbrema te gjitheve anembane Botes dhe me gjere. Nje te diele pushimi te bukur, me shendet e me shume dashuri ju uroj. Ju thame ne disa momente qe ne do te ishim pjese e Kenges Magjike kete vit, por rethanat as nuk e morëm vesh pse nuk do jemi, dmth e kupton ti, nga ato furçat me boje. Po degjo tani me mire, e di pse, ja tju jap edhe informacion mbi fitusin e kenges magjike eshte Marsela Çibukaj, dhe Festivalin Kombetar e fiton Noizi ne bashkepunim me Eugent Bushpepa . Tashme juve jeni mesuar si funksionojne keto, mblidhen ata byroja qe gjysmet e tyre per kok time, i kane kepucet te dyja te majta dhe vendosin ata 5 muaj para. Nese tani shpetuam po te them dhe vendosem te jemi ne Amerike, per festat e Nentorit dhe per festat e fund vitit. Me dt 5 Nentor do te jemi ne Milano, me dt 25 do jemi ne Chikago, me dt 26 ne Florida Cleareëoter dhe me dt 27 Nentor gjithmone ne Michigan Detroit. Mir ju gjetshim e deri atehere ju uroj shendet e veç te mira qe te gjitheve pa perjashtim, duke futur këtu edhe piranjat ne mes”– shkoi Endri krahas fotos së publikuar në Instagram.

Pas kësaj deklarate ka ardhur dhe përgjigja e Ardit Gjeberas. Këngëtari sqaroi për publikun dhe këngëtarin se festivali ka rregullat e saj dhe se ka pasur një datë kur janë dorëzuar këngët dhe theksoi se ka përfunduar muaj më parë.

Më tej Gjebera i kërkon Endrit të tregojë respekt për kolegët e tij të cilët kanë marrë pjesë në festival.

“Po mirë mo Endri, pjesëmarrja në një festival bëhet duke u thënë njerëvze që do jemi? Dhe pastaj???!!! Kënga Magjike ka rregulla qe respektohen nga çdo artist. Ka një datë që dorëzohen këngët dhe një komision që vlerëson. Dorëzove gjë ndonjë këngë?

Pranimi u mbyll në 24 maj dhe ti kujtohesh në fund tetori të marrësh pjesë/ Pak më shumë respekt për kolegët pjesëmarrës dhe për ne që punojmë duke respektuar çdo artist që vjen me profesionalizmin dhe përgjegjësinë më të madhe”– shkroi prezantuesi.