Zbulohet testamenti, ja kush e përfiton pasurinë e reperit Mac Miller
Dëshira e fundit e Mac Miller ishte që prindërit të përfitonin të gjitha të ardhurat e tij. Në një dokument të siguruar nga “E!news” i firmosur nga reperi në vitin 2013, nënvizohet se pasuria e tij në rast fatkeqësie do të ndahet mes të ëmës Karen Meyer, të atit Mark McCormick dhe të vëllait Miller McCormick. Në listë përfshihet edhe avokati i tij David Byrnes, të cilit i kishte besuar jo vetëm dokumentat ligjore por edhe miqësinë, shkruan Icon Style. Mendohet se pasuria e tij, prek shifrën e 9 milionë dollarëve. Malcolm James McCormick, i njohur ndryshe si Mac Miller, ishte reper dhe producent, i cili ka qënë pjesë e industrisë së muzikës për më shumë se 10 vjet. Ai ndërroi jetë mbrëmjen e 7 shtatorit 2018, si pasojë e mbidozës së drogës në moshën 26-vjeçare.