Zbulohet stilisti i botës arabe që veshi Elvana Gjatën në Grammys, fustani i kritikuar kushtoi 7 000$

Fustani i zi tip golf, por i harkuar në pjesën e përparme i lejonte Elvanës të ekspozonte këmbët elegante. Ndërkohë nuk munguan komentet që mediat ndërkombëtare i bënë këngëtares së muzikës pop nga Shqipëria, mes të famshëve Jennifer Lopez, Adele, Rihanna, Heidi Klum, Chrissy Teigen, Kelsea Ballerini, Paris Jackson, Diana Gordon, Chrissy Teigen, Kristin Cavallari, Solange Knowles, Skylar Grey apo Bella Harris. “Pjesa e sipërme nuk është keq, por pjesa poshtme nuk është në modë”, ishe një prej komenteve nga mediat që kishte listuar artistet e veshura më mirë dhe më keq. Ndërkaq vetë stilisti libanez, të Nicolas Jebran ka postuar në profilin e tij në Instagram foton e popstar-es nga Shqipëria siç e cilëson ai, me fustanin e zi pjesë e koleksionit vjeshtë-dimër 2016. Fustani, me të cilin parakaloi në tapetin e kuq për çmimet “Grammy” kap vlerën afër 7 000$, ndërkohë që nuk shitet online pasi mund të bëhet vetëm me porosi.