Zbulohet skena e koncertit sekret të Elvana Gjatës, pamjet ekskluzive
Këngëtarja Elvana Gjata është kthyer në Tiranë për të kënduar nesër në mbrëmje “live”, në një nga hotelet e njohur në Tiranë. Artistja ka përgatitur gjithçka për këtë koncert sekret me mbi 100 të ftuar, ku do të këndojë krijime të reja në ditën e lindjes, pasi nesër (3 shkurt) feston 31 vjetorin. “Story.al” ju sjell pamjet ekskluzive të skenës ku Elvana do të këndojë në mbrëmje e mbështetur nga kantautori i njohur, Pirro Çako. Gjithçka është ideuar si një skenë intime teatri, me sfond dritaret, errësira pas të cilave do e bëjë më intim recitalin. Gjata, u kthye disa javë më parë nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës për të punuar për koncertin surprizë.