Zbulohet si qëndron e vërteta e lidhjes së Kendall Jenner me ish të dashurin e Jordyn Woods
Para pak kohësh rrjeti u çmend kur pa Kendall Jenner dhe basketbollistin e njohur Devin Booker teksa udhëtonin bashkë. Dëshmitarët sipas “TMZ” u shprehën se ata dukeshin si çift bashkë.
Ajo çfarë shkaktoi më shumë zhurmë në këtë histori ishte fakti që basketbollisti më herët ka qenë i lidhur me ish-shoqen e ngushtë të Kylie Jenner, Jordyn Woods. (Lexo këtu)
Por “Entertainment Tonight”, mesa duket i ka vënë pikat mbi “i” dhe ka zbuluar gjithçka nga raporti i tyre dhe nuk është aspak ashtu siç mendonim ne.
Burime të afërta me lojtarin 23-vjeçar të NBA-së kanë mohuar se një romancë e mundshme mes basketbollistit dhe modeles së njohur ekziston, duke thënë se dyshja “nuk janë duke u takuar” e as nuk janë “në lidhje”.
Burimi ka shtuar se Devin Booker dhe Kendall Jenner nuk kanë flirtuar kurrë me njëri-tjetrin, por ata kanë një rreth shoqëror të përbashkët, prandaj dhe janëparë nën shoqërinë e njëri-tjetrit.
Basketbollisti më parë ka qenë në lidhje me shoqen e ngushtë të Kylie, Jordyn Woods, e cila u përjashtua nga rrethi Kardashian-Jenner pasi ishte parë në një klub nate duke u puthur me, Tristan Thompson, babain e fëmijës së Khloe Kardashian.