Zbulohet shkaku i vdekjes së modeles e mikeshës, të flakura jashtë spitalit të Los Angeles (fotot)
Vdekja e një modeleje të re dhe mikeshës së saj arkitekte, që ishin hedhur jashtë një spitali në Los Angeles, SHBA për një nate festimesh të nxitura nga alkooli dhe drogat, është përcaktuar si ‘vrasje’ nga autoritetet amerikane.
24 vjeçarja Christy Giles, dhe 26 vjeçarja Hilda Marcela Cabrales-Arzola, kishin vdekur të dyja nga “intoksikimi me droga të shumëfishta,” raprotonte revista People , duke cituar raportin e mjekut ligjor të Los Angeles. Cabrales-Arzola kishte përsuar dështime të shumëfishta të organeve.
Giles kishte konsumuar një përzierje fatale kokaine, fentanili, dhe ketaminë anestetike, që cilat zakonisht merren me vullnetin e vetë subjektit, përkundër drogës GHB ose ndryshe acidi gama-hidroksibutirat, e njohur si “droga e përdhunimit, e cila përdoret nga kriminelët duke u hedhur në gotë pa dijeninë e viktimës.
Trupi i Cabrales-Arzola rezultoi pozitive për kokainë dhe MDMA e njohur ndryshe si “estazi” si deh disa droga të tjera të papërcaktuara.
Dy burra të maskuar me një makinë Toyota Prius pa targa hodhën trupin e pajetë të Giles pranë spitalit Culver City në nëntor.
Pak më vonë ata hodhën trupin e Cabrales-Arzola në spitalin Kaiser Permanente në LA, e cila vdiq pesë ditë më vonë në ditëlindjen e saj më 27 nëntor.
Tre burra janë arrestuar për vdekjen e tyre David Pearce, 40 vjeë, i akuzuar me vrasje nga pakujdesia Michael Ansbach, 47, dhe Brandt Osborn, 42 vejë, të akuzuar si ndihmës në vrasje nga pakujdesia, shkruan People.
Dy ditë pas arrestimit Pearce mori dy akuza të tjera sulmi seksual ndaj dy grave në vitet 2010 e 2020, për të cilat akuzohet se i ka përdhunuar, njërën pa ndjenja, si dhe i ka dhunuar.
Viktimat Giles e Cabrales-Arzola besohet se u njohën me tre burrat disa orë pas një feste në Los Angeles në 13 nëntor, me të cilët kishin shkuar në apartamentin e Pearce ku kishin konsumuar drogat.
Top Channel