Zbulohet shifra marramendëse që është paguar Margot Robbie për rolin e Barbie
Margot Robbie mund të quhet aktorja e re më e paguar, pasi është zbuluar paga e saj kolosale për filmin e shumëpërfolur “Barbie”.
Aktorja australiane po fiton 12.5 milionë dollarë për të luajtur në rolin kryesor të filmit të shkrimtares dhe regjisores së nominuar për Oscar, Greta Gerwig, bazuar në kukullën ikonike, raportoi Variety.
Ryan Gosling, i cili luan si Ken, gjithashtu ka fituar 12.5 milionë dollarë.
Aktorë të tjerë me fitime të larta që renditen mbi nivelin e pagës së Robbie përfshijnë legjendat e ekranit si Denzel Washington (“The Equalizer 3”), me 20 milionë dollarë, Leonardo DiCaprio (“Killers of the Flower Moon”), me 30 milionë dollarë dhe Tom Cruise – i cili renditet si aktori më i paguar me 100 milionë dollarë për “Top Gun: Maverick”.
Sa për bashkëmoshatarët femra të Robbie, ylli i “Stranger Things”, Millie Bobby Brown fitoi 10 milionë dollarë për filmin e ri të Netflix, “Enola Homes 2”. Në listë ishin gjithashtu Jamie Lee Curtis (“Halloween Ends”) me 3.5 milionë dollarë dhe Anya-Taylor Joy (“Furiosa”) me 1.8 milionë dollarë.
Robbie më parë u pagua 10 milionë dollarë për rolin e Harley Quinn në “Birds of Prey”.