Zbulohet sekreti i imitimit perfekt, Rez Veleshnja kalon kohë me Arian Çanin

“Kush të jetë vallë”, është kuici i aktorit të talentuar të “Portokalli”, Rez Veleshnja me foto që ka postuar në Instagram. Ai pozon në shoqërinë e moderatorit të njohur të “Zonë e lirë”, Arian Çani. Edhe pse në këtë foto bardh e zi ai është i maskuar me kapele dhe kapuç sipër, ndjekësit e njohin menjëherë, ndërkohë që nuk lënë pa përmendur imitimin që Rezi i bën Çanit gjatë episodit “Zona e brrylit” në “Portokalli”. Nuk e dimë nëse ky është takim rastësor apo ata janē shokë dhe kalojnë kohë me njeri-tjetrin. Gjithsesi kujtojmë që në emisionin e tij Çani e ka përmendur Rezin, si imituesin më të mirë të tij.