Zbulohet “sekreti” i Dafina Zeqirit dhe producentit Cricket!

Viti 2021 ka nisur hovshëm për Dafina Zeqiri e cila ka lansuar projekte muzikore të panumërta ndërkohë që promovon albumin e saj të ri “Dafine moj”.

Kënga e fundit që lansoi ishte një rikrijim i këngës “Pa ty”, në bashkëpunim me Numa dhe Cricket.

Së fundmi është kuptuar se këngëtarja po vjen me një bashkëpunim të ri, edhe kësaj here sërish me producentin Cricket.

Ishte ai që zbuloi bashkëpunimin me anë të një postimi në llogarinë e tij në Instagram.

“Spe mbaj mo sekret.. Shpejt vjen “Another One”, bashkë për albumin “Dafinë Moj”, shkruan ai duke mos ndarë datë të saktë të publikimit. /Prive.al