Zbulohet pse Megan Fox është kaq e mërzitur me partnerin e saj (& ka shumë të drejtë)
Megan Fox dhe partneri i saj, Machine Gun Kelly janë në një krizë në lidhjen e tyre, pasi aktorja ka gjetur disa SMS dhe mesazhe në DM-në e artistit, çka e kanë bërë të mendojë se ai e tradhton.
Për ju që sapo jeni kthyer nga Marsi dhe s’e keni marrë vesh lajmin më të përfolur të momentit: Megan Fox dhe MGK janë kryefjala e internetit, për shkak se Megan fshiu fotot me të fejuarin e saj, postoi 1 album, me mbishkrimin “Mund ta shijosh pandershmërinë/ Është e gjitha në frymën tënde”. Më pas, ajo i bëri unfollow Machine Gun Kelly-t dhe follow Eminem, me të cilin MGK ka pasur një konflikt artistik dhe veprimi i fundit i Megan: Mbylli Instagram-in. Interneti menjëherë mendoi se janë në një krizë dhe po, kishte të drejtë.
Gjithsesi, edhe pas mesazheve në telefon dhe në DM, sërish nuk do të thotë që lidhja ka marrë fund. Sipas burimeve për “People”, Megan është shumë e mërzitur, por të dy ata po punojnë shumë që të rindërtojnë marrëdhënien e tyre.
“Megan është ende e mërzitur, por nuk do të heqë dorë nga lidhja e tyre. Ai (MGK) ndihet si Megan. Po marrin ndihmë profesionale, sepse duan që t’i rregullojnë gjërat”.
Pra, mendojmë se në të gjithë këtë meselenë e krijuar, Megan ka mëse të drejtë të jetë e mërzitur, sepse, (i drejtohemi MGK): Machine Gun Kelly, akoma s’e ke kuptuar që nuk duhet të tradhtosh, sidomos kur ke në krahë Megan Fox?!
Anabelmagazine