Zbulohet partnerja e Sokol Ballës, e njohim nga ‘Big Brother’
Vetëm pak ditë më parë, Sokol Balla dha lajmin se ishte bërë baba për herë të tretë me një vajzë, të cilën vendosi ta quajë Brooklyn. “Tashmë jam me tre fëmijë, nga njëra anë ndihem i plotësuar se në familjen tonë ne kemi qenë 3 fëmijë dhe unë tani jam si babai im, me tre fëmijë. Është një ndjenjë plotësimi shumë e bukur”, ka thënë Balla në një intervistë për ‘News 24’. Gazetari ka shtuar se pasi bëhet prind çdo njeri bëhet hija i fëmijës së vetë dhe mendon fillimisht për ta dhe më pas për veten.
Sakaq Balla nuk ka preferuar të flasë për partneren e tij.
Sipas informacioneve për mediat është zbuluar se partnerja e Ballës është ish-banorja e Big Brother Sidrita Sadikaj, e cila ka qenë pjesëmarrëse në ‘Big Brother Love Edition’. Sidrita është 27 vjeç nga Suhareka e Kosovës.
Tanimë Sidrita dhe Sokoli janë prindër të një vajze të vogël, Brooklyn./revistawho.com