Zbulohet një nga letrat më të vjetra në botë për Shën Valentin, u shkrua në vitin 1818 nga një burrë për të dashurën e tij
Një nga letrat më të vjetra të dashurisë në botë për Ditën e Shën Valentinit është rizbuluar pas 20 vjetësh.
Letra është shkruar në vitin 1818. Ajo ishte vendosur në një album për dy dekada.
Letra është shkruar nga një burrë, i cili i shpreh ndjenjat e dashurisë partneres së tij dhe është blerë nga Gavin Littaur 20 vite më parë.
“Jam pak romantik. Është e bukur, jashtëzakonisht e tillë në fakt,”- tha ai.
Gavin nuk e mban mend sa ka paguar për të tregon se ishte e shtrenjtë në atë kohë.
Letra u krijua më shumë se 200 vjet më parë dhe në të shkruhet: “Nga ai, i cili teksa pret një tjetër Shën Valentin, mezi pret me shumë kënaqësi ditën kur ëndrrat e tij do realizohen dhe drejt altarit do marrë dorën e shoqërueses dhe zemrën e saj për të cilën ka ndjenja, jo në një dashuri të egër e romantike e cila mbaron pas një njohje të shkurtër por për një dashuri që me kohën rritet dhe jo zvogëlohet.”