Zbulohet misteri i “Djadja”, hit-it francez që flet për seksin

Ajo është publikuar në prillin e vitit 2018 dhe ka qëndruar në krye të klasifikimeve franceze për dy javë rresht, por kënga “Djadja” vetëm këtë vit është bërë shumë e dëgjuar në Shqipëri. I transmetuar kryesisht në radio, hiti francez i këngëtares Aya Nakamura është bërë një ndër këngët e preferuara edhe në vendin tonë, pavarësisht se nuk ia dimë kuptimin. Përmes një kërkimi të thjeshtë u zbulua se kënga në fakt, flet për seksin. Me sa duket, “catchana” të cilës i referohet këngëtarja është emri i një pozicioni seksual, i njohur si “la levrette” (doggy style). “Tu dead ça” do të thotë që e bërë mirë ndërsa “djadja” nuk është gjë tjetër veçse emri i një djali. Vetë këngëtarja ka shpjeguar kuptimin e këngës sipas të cilës, “Djadja” është një gënjeshtar që ka mbushur gjithë qytetin me gënjeshtrën se ka bërë seks me të. Ajo në fakt tallet me djalin, pasi ai sillet sikur është i zoti në “catchana”, ndërkohë që nuk e ka prekur aspak. Deri më tani që flasim, kënga “Djadja” ka arritur mbi 333 milionë klikime në Youtube dhe është single-i i preferuar në Hollandë, ku ka thyer rekordin e Edith Piaf./Lapsi.al