Zbulohet mesazhi që Belen Rodriguez i shkroi Benidës pas daljes nga “Big Brother VIP”

Beniada ka treguar gjatë qëndrimit në “Big Brother VIP” se gëzon një raport shumë të mirë me Belen Rodriguez me të cilën edhe ka bashkëpunuar disa herë. Së fundmi është zbuluar se super ylli italian i ka shkruar Beniadës pas daljes nga shtëpia më e famshme në Shqipëri.

Olti Curri ka publikuar një video me moderatoren Elona Duro e cila ka treguar se Belen i ka shkruar Beniadës dhe e ka uruar pas eksperiencës në shtëpinë më të famshme në Shqipëri. “Belen i kishte shkruar Beniadës dhe i kishte thënë “Urime””-tregon Elona e cila së fundmi e ka intervistuar Beniadën.

Të gjithë e njohin Belen, si një nga simbolet e bukurisë italiane, showgirl dhe modele italo-argjentinase. Rodriguez ka qenë pjesë e disa filmave dhe shumë programeve televizive në vendin fqinj. Pika e saj kulminante e famës, ishte rreth viteve 2000-2010, kur ajo konsiderohej një seks-simbol i vendit dhe fakti që pozoi për kalendarët nudo rreth atyre viteve, i dha asaj edhe më shumë vëmendje.