Zbulohet më në fund se kush është “Vëllai i Madh”, që ka bërë lëmsh banorët brenda shtëpisë dhe gjithë shqiptarët jashtë
Big Brother Vip po realizohet për të 9-ën herë. Por kësaj radhe ai ka ardhur në një format krejt ndryshe me personazhe publike.
Big Brother Vip ka nisur transmetimin që nga 5 tetori duke u bërë spektakli më i shikuar nga shqiptarët. Banorët brenda shtëpisë duhet të sillen sipas rregullave që ka vënë “Vëllai i Madh”.
E kur përmendim “Vëllain e Madh” le të kujtojmë se publiku ka qenë përherë i etur të dijë se kush fshihet pas këtij e emri e këtij spektakli.
Ka pasur aludime të ndryshme, madje më herët mendohet se Arbana ka një epitet të tillë. Por sot njëra nga faqet në instagram teksa ka zhvilluar një bisedë me ndjekësit e saj ka zbuluar se “Vëllai i Madh” është Lori Hoxha.
A thua të jetë vërtetë Lori? Siç dihet producentet e këtij formati janë motrat Sara dhe Lori Hoxha, e kjo nuk bën çudi, që njëra prej tyre të jetë “Vëllai i Madh”.
Sonte do të jetë spektakli i radhës në “Big Brother Vip”, ku përveç 1 largimi mes Einxhel, Ilir dhe Dagz, do të ketë sigurisht edhe shumë surpriza të tjera.