Zbulohet mashtrimi i Koncertit të Vjenës në Tiranë, filarmonisti denoncon skandalin

Lajmi se ishte Filarmonia e Vjenës do të jap koncert në Tiranë më 2 Janar, u shoqërua me rradhën e madhe pranë Pallatit të Kongreseve të shtunën për të siguruar një biletë për këtë koncert. Por për çfarë nxituan kaq shumë, kur filarmonistët e Vjenës as nuk janë në dijeni të këtij eventi? Një filarmonist i Ansamblit të Vjenës ka denoncuar mashtrimin e madh, duke konfirmuar se orkestra e tyre nuk do të luajë në Shqipëri më 2 Janar, 2017. Harald Krumpock Geschaftsfuhter, është filarmonisti që ka dëshmuar se nuk janë të autorizuar për një koncert në Kryeqytetin shqiptar. Ndoshta për herë të parë, qindra shqiptarë u vunë në radhë për të blerë të drejtën për të ndjekur nga afër një eveniment të konsideruar unik, koncertin e violinistit shqiptar, Shkëlzen Doli dhe Ansamblit të Filarmonisë së Vjenës. Interesi i jashtëzakonshëm bëri që shitja e biletave që nisi rreth orës 10:00 të përfundojë në kohë rekord, ndërsa çmimet e tyre varionin 3000, 5000, 6000 dhe 7000 lek, në bazë të vendit në sallë.