Zbulohet lidhja e re në muzikë, Kledi Bahiti i dashuruar me konkurrenten e “Kënga Magjike”

Një lidhje e re është zbuluar në shoëbiz-in shqiptar. Kompozitori i njohur shqiptar, Kledi Bahiti dhe ish-pjesmarrësja e “Gjeniut të Vogël”, Krusita janë në një marrëdhënie romantike.

“Blitz.al” raporton se kohët e fundit Kledi është parë vazhdimisht në shoqërinë e Krusitës, madje e ka shoqëruar edhe gjatë provave të ”Kënga Magjike” gjë që në fakt zakonisht ndodh në marrëdhënie shumë të ngushta mes producentit dhe artistit. Krusita është prezantuar në “Këngën Magjike” me këngën “Akull”, një projekt muzikor që mban firmën e kompozitorit Kledi Bahiti, shkruan IconStyle.

Në një intervistë për “Thumb”, ky i fundit ka treguar se gjatë prodhimit të një kënge mund të ketë dhe lindje ndjenjash:

“Zakonisht kur krijon një material muzikor dhe vjen këngëtarja në studio, në momentin që material i rri shumë mirë dhe ajo mund të ketë dhe “sex appeal”, sigurisht që ka shkëmbim energjie, aq më tepër kur mund të jetë materiali baladë”. Ta ketë për baladën e Krusitës vallë?