Zbulohet lidhja e Loredanës me reperin e njohur

Që pas ndarjes nga Mozzik dhe konfliktet e tyre publike në të njejtën kohë është përfolur për një lidhje të re të Loredanës.

Bëhet fjalë për një marrëdhënie mes saj dhe reperit të njohur KMN Zuna me të cilin është fotografuar së fundmi.

Loredana-2

Edhe pse nuk është e qartë lidhja mes tyre, fansat janë të bindur se ata ndajnë diçka me njëri-tjetrin më tepër se shoqërore.

Herë pas here kapen mat duke udhëtuar bashkë me avion ose në makinë dhe kjo na bën të kuptojmë se ata po kalojnë shumë kohë pranë njëri-tjetrit.