Zbulohet letra e nënshkruar nga Maradona, ja çfarë kishte kërkuar të bënin me trupin pasi të ndërronte jetë
Para pak kohësh pas ndarjes nga jeta tëDiego Maradonës, nisën të qarkullojnë lajme se legjenda argjentinase kishte kërkuar që trupi i tij të mos varrosej, por të balsamosej dhe të vendosej diku.
Mesa duket këto kanë qenë të vërteta, pasi së fundmi ë3hstë zbuluar edhe një letër e nënshkruar nga vetë Maradona, ku kërkohet që pas vdekjes, turpi i tij të balsamoset dhe të vendoset në një muze, emri i të cilit nuk është bërë i ditur, i rrethuar nga trofetë.
Ka qenë “The Sun” që ka zbuluar letrën e nënshkruar nga Maradona, në të cilën shkruhej: “Pas një analize të thellë dua të shpreh dëshirën time që pas vdekjes time trupi im të balsamoset dhe të ekspozohet në muzeun në fjalë, i rrethuar nga trofetë e mi”.
Kujtojmë se Maradona ndërroi jetë më 26 nëntor të këtij viti nga arresti kardiak.
PANORAMASPORT.AL