
Zbulohet kush është i dashuri misterioz i EmRata-s dhe s’është totalisht i panjohur
Emily Ratajkowski u pa duke u puthur me një burrë misterioz në qytetin e Nju-Jorkut të premten mbrëma, disa javë pasi ndezi thashethemet për romancë me Brad Pitt. Fotot bënë xhiron e rrjetit dhe fillimisht identiteti i partnerit të supermodeles mbeti i pazbuluar.
Tani është zbuluar se bëhet fjalë për DJ 35-vjeçar, Orazio Rispo.
Rispo dhe Ratajkowski u panë duke u puthur pranë një rruge të mbushur me makina, para se të hipnin në motoçikletë dhe të largoheshin së bashku.