Zbulohet konkurrentja e radhës, pedagogia dhe aktorja e njohur pjesë e “Big Brother VIP”

“Reality show” i shumëpritur nga publiku shqiptar “Big Brother VIP”, do të nisë shumë më shpejt nga ç’e mendonit.

Burime ekskluzive për “Iconstyle.al” kanë bërë me dije se data 1 tetor do të shënojë nisjen e “BBV”, që i bie ditë e premte.

Që në momentin që u përfol se ky “reality show” do të kthehej në ekran, nisën aludimet e shumta se kush mund të jenë personazhet e përzgjedhur për të marrë pjesë.
“Iconstyle.al” ju ka zbuluar disa prej emrave pjesëmarrës, ndërsa sot po ju tregojmë konkurrenten e radhës.

Bëhet fjalë për një figurë të njohur të artit shqiptar, aktoren Ema Andrea, e cila ka vendosur të bëhet pjesë e BBV.