Zbulohet kënga që po realizon Top Channel këtë fundvit dhe është një nga më të bukurat shqiptare

Tashmë është traditë realizimi i këngës së fundvitit nga stafi i Top Media,prej gati 2 dekadash, ku personazhet e njohur të ekranit dhe të gjithë njerëzit pas tij, këndojnë dhe marrin pjesë në videoklip.

Nga postimet në Instagram të Arbana Osmanit kuptuam që xhirimet për këngën kanë nisur dhe me shumë gjasë, si çdo vit, do të transmetohet në datën 25.

E ndërsa jemi në pritje të rezultatit të këtij sondazhit të fundit, burime për “News31” kanë zbuluar se cila do të jetë kënga për 2020-ën.

Bëhet fjalë për një nga këngët më të bukura shqiptare, “Kuturu” nga Aleksandër Gjoka. E në fakt, nëse do flasim për këtē vit, fjala kuturu është shumë e përshtatshme.

Tani vetëm presim ta dëgjojmë realizimin e Top Media.

News31