Zbulohet juria e Këngës Magjike 2021
Festivali më i madh i muzikës shqiptare, Kënga Magjike, do të rikthehet sërish pas 1 viti mungesë dhe të gjithë po presin me padurim të mësojnë më shumë detaje nga ky edicion. Pak javë më parë në emisonin “E diela shqiptare” drejtuesi i festivalit, Ardit Gjebrea, zbuloi emrat e artistëve BIG që do të konkurrojnë këtë vit.
Alban Ramosaj, Ardit Stafa & Salije Bajrami, Eneda Tarifa, Enxhi Kumria, Era Rusi, Erik Lloshi, Eva Alikaj & Çlirim Denaj, Fifi & Bruno, Fitnete Tuda & Don Duli, Gerta Mahmutaj, Julian Lekocaj, Klajdi Haruni & Flori Mumajesi, Krusita, Lindita, Lorenc Hasrama, Marjona Metohu, Marsela Çibukaj, Orgesa Zaimi, Semi Jaupaj, Soni Malaj, Xhesika Polo & Klint Çollaku, Xhon Jesku, Aurel Thëllimi, Eltina Minarolli & Dea Strica, janë artistët që do të garojnë në “Kënga Magjike”.
“Kënga Magjike” do të nisë nga data 21 mars dhe finalja do të mbahet në 29 maj. Këtë edicion nuk do të mungojë as juria, që do të gjykojë artistët e rinj që konkurrojë në festival. Burime për “Revista Who” kanë bërë të ditur se juria përbëhet nga Arben Skënderi, Enkel Demi, Jonida Maliqi, Markelian Kapedani dhe Kozeta Kurti.
Këta dy të fundit i bashkohen jurisë së spektaklit për herë të parë dhe kanë pasur gjithmonë lidhje të ngushta me muzikën. Markelian Kapedani është pianist dhe kompozitor shumë i njohur, ndërsa Kozeta Kurti është marrë vazhdimisht me organizimin e koncerteve në vend kohët e fundit.
Kurse Arben Skënderi, Jonida Maliqi dhe Enkel Demi kanë qenë edhe më herët pjesë e jurisë dhe tashmë janë të mësuar me këtë rol kaq të rëndësishëm në zbulimin e talenteve të rinj.
Lapsi.al