Zbulohet ilaçi kundër kancerit?

Shkenca mund të jetë në prag të një arritjeje të madhe në luftën kundër kancerit. Shkencëtarët amerikanë kanë zbuluar një ilaç 100% efektiv kundër kancerit të zorrës së trashë. Bëhet fjalë për ilaçin me antitrupa Dostarlimab, që nga testimet e kryera në institutin kundër kancerit Memoriwll Slown Ketering (Memorial Sloan Kettering) të Nju Jorkut shëroi të 18 pacientët që e përdorën. Rezultatet tregojnë madje se asnjë prej tyre nuk shfaqi shenja riformimi të tumorit kolorektal edhe një vit pas terapisë.

Dostarlimab i njohur me emrin tregtar Xhemperli (Jemperli) përdoret për trajtimin kancerit në qafën e mitrës, me rezultate tepër pozitive kryesisht në Britaninë e Madhe. Ilaçi ka më shumë se një vit që është në qarkullim, pasi në Prill të vitit të kaluar mori lejen e përdorimit nga Agjencia Europiane e Barnave, ndërsa në Tetor të të njejtit vit u liçencua edhe nga Shtetet e Bashkuara.

Shkencëtarët kanë zgjeruar menjëherë testimet e efekteve edhe tek pacientë me lloje të tjerë kanceri dhe për të konfirmuar efektshmërinë e tij.

Tv Klan