Zbulohet e vërteta e lidhjes së Era Istrefit me djalin e biznesmenit shqiptar
Prej kohësh Era Istrefi i mungon tregut muzikor shqiptar. Mirëpo, gjithsesi ajo është vënë në qendër të mediave rreth jetës private.
Një javë më parë në media qarkulloi lajmi se këngëtarja e njohur është në një lidhje me djalin e një biznesmeni shqiptar. Emri i tij nuk u zbulua, por u tha se lidhja e tyre ka pak kohë që ka nisur dhe Era është parë në disa ambiente në Tiranë me partnerin e saj, por kohën po e kalon aktualisht në resortin në të cilin jeton edhe i dashuri.
Disa ditë pasi këto zëra u përhapën me shpejtësi, “Prive” raporton se këto lajme nuk janë të vërteta. Mbrëmjen e djeshme gjatë rubrikës “E vërtetë e pavërtetë” u mohua kategorikisht diçka e tillë, duke nënvizuar se informacioni vjen nga burime të afërta pranë artistes. Megjithatë, përsa kohë vetë protagonistja nuk ka reaguar, nuk mund të themi se si qëndron e vërteta. Është apo jo Era në një lidhje? Mbetet ende me pikëpyetje.