“Zbulohet e dashura e re e Donaldit”, e gjeni sot në protestë (foto)

Sot pritet të mbahet dita e tretë e protestës te Kryeministria, ku qytetarë do dalin për të kërkuar uljen e çmimit të naftës dhe produkteve ushqimore.

Ndërkohë që të enjten u mblodhën shumë qytetarë, të cilët paralajmëruan se këto protesta do të vazhdojnë deri në marrjen e vendimeve.

Teksa në rrjetet sociale, po qarkullojnë ‘meme’ të ndryshme, të cilat nxisin qytetarë të shumtë nga e gjithë Shqipëria për t’u bashkuar në shesh. Ato madje kanë pasur në qendër edhe mesazhe gazmore për të tërhequr sa më shumë vëmendje.

Më e fundit, që po bën xhiron e rrjetit, është një ‘meme’ që lidhet me Donald Veshajn, i cili është personazhi më i komentuar i momentit në shoëbiz.

“Zbulohet e dashura e re e Donaldit”, shkruhet te thirrja për qytetarët, pasi aktori është kthyer në kryefjalën e momentit pas ndarjes nga Trixa dhe Bora.

“Tani që kam vëmendjen tënde. Sot protestohet për rritjen e çmimeve. Mos mungo ora 17:00 tek Kryeministria”, vijon thirrja.