Zbulohet dyshja që do të drejtojë Miss Universe Albania 2025!

Spektakli më i madh i bukurisë në vend, Miss Universe Albania 2025, që do të mbahet më 29 qershor live në Tv Klan, premton jo vetëm elegancë dhe shkëlqim, por edhe një skenë të udhëhequr nga dy figura të dashura për publikun shqiptar.

Anjola Hamzaj dhe Teni Vllaçaj janë emrat që do të marrin përsipër prezantimin e eventit, duke sjellë një kombinim të hijeshisë, energjisë dhe profesionalizmit.

Anjola, e njohur për prezencën e saj të natyrshme dhe karizmën në ekran, vjen pas një eksperience të suksesshme në moderim, ndërsa Teni, i njohur për stilin e tij unik dhe elegancën në komunikim, do të sjellë një frymë dinamike në skenë.

Kjo dyshe premton emocione si dhe do të udhëheqë publikun në një natë ku bukuria, stili dhe ëndrrat e vajzave shqiptare marrin dritën që meritojnë.
Miss Universe Albania 2025 pritet të jetë një mbrëmje e paharrueshme.

revistavip.al