Zbulohet djali misterioz në motor me Roza Latin, këngëtari Kris Breshani identifikohet nga tatuazhi në dorë
Vajza e aktores së njohur të humorit, Rita Lati, mund të konsiderohet si një “showgirl” e rrjeteve sociale, pasi ajo u ofron ndjekësve spektakël me foto, video, apo te reja nga jeta e saj private, të cilat nuk e ka aspak problem t’i ndajë me publikun. Një prej ndryshimeve të fundit ishte ndërhyrja kirurgjikale që bëri në hundë, apo sugjerimin e nënës së saj për të zmadhuar gjoksin, pasi e ka shumë të vogël. Por në emisionin e Rudina Magjistarit, Roza Lati e dëshmoi dhe një herë se imiton stilin e jetës së Marilyn Monroe, pasi kishte veshur dhe kësaj here fundin e saj të preferuar me portretin e Monroe. Dihet që aktorja amerikane njihej për marrëdhëniet e saj të shumta me meshkujt, pjesë e të cilës Roza përpiqet ta kalojë me sportivitet. Pas tentativës për t’u rikthyer në lidhjen me këngëtarin Ernest Duka (Stine), dhe një tjetër historie pas tij, ja ku kapet mat sipër motorit me një djalë misterioz, i cili ka vendosur kasketë jo vetëm për të qenë i sigurt, por edhe për të mos u identifikuar mesa duket. I veshur me një xhup ngjyrë vishnje, ai mund të identifikohet shumë mirë nga miqtë e Rozës, pasi ka një tatuazh të dukshëm në dorë. Ndërsa Roza, e cila shfaqet me veshje “casual” shfaqet pas kasketë, ndërkohë që nga mënyra si i ka vendosur duart pranë djalit, tregon se është në intimitet me të. Çifti janë fotografuar pas Pallatit të Kongreseve, dhe gati për një aventurë shpejtësie në rrugët kryesore të Tiranës. Foto është shkrepur pak ditë pasi ishte ftuar në emisionin “Rudina”. Roza Lati rrëfeu në ekran dhe arsyen pse ka munguar në ekranin shqiptar për një periudhë të gjatë kohore. Ajo tregoi se i ishte ofruar një vend pune në emisionin “Express Rozë” nga kryeredaktori Berat Buzhala, për të cilin refuzoi oferta të tjera, por që s’pati rezultat. “Berat Buzhala më ofroi një vend pune tek “Express Roze” dhe për këtë arsye unë refuzova të tjera oferta. Ai më doli nga fjala”, tha ajo. Kjo deklaratë u shndërrua në një polemikë të vërtetë në rrjetet sociale, pasi mori edhe përgjigjen e Buzhalës. Në emisionin ku kishte marrë me vete dhe qenin Sasha, Roza foli dhe për vëllain nga babai, i cili jeton në Shkodër dhe tregoi se së bashku ruajnë një marrëdhënie shumë të mirë. Sa për “love story”-n e ri me djalin në foto, të shohim se si do të vazhdojë. Historia e saj me Stinen ka qenë më e gjata, për të cilën ajo u shpreh se fakti që ishte djalë i famshëm, e bënte lidhjen të vështirë”. Pak ditë pas publikimit të fotos në kopertinën e revistës “Story”, Story.al zbulon identitetin e djalit që shoqerohet Roza. Ai është këngëtari Kris Breshani të cilin e kanë njohur miqtë e tij nga tatuazhi i veçantë që ka në dorë.