Zbulohet detaje të reja për Ibrën, kompania e basteve e la jashtë Botërorit dhe tani i rrezikon karrierën
Telashet duket se nuk kanë fund për Zlatan Ibrahimoviç! Pasi u ndëshkua me karton të kuq ndaj Parmës dhe u pezullua për një ndeshje, tashmë suedezi rrezikon një dënim më të madh, këtë herë nga FIFA.
Gazeta e njohur suedeze, “Aftonbladet” raporton se Ibra ka shkelur kodin e etikës të FIFA-s dhe UEFA-s, pasi thuhet se është bashkëpronar i markës së basteve sportive “Bethard”, me qendër në Maltë. Dy qeveritë e futbollit botëror dhe europian nuk lejojnë që lojtarët që marrin pjesë në garat e tyre të kenë interesa financiare në kompani të këtij lloji.
Pikërisht gazeta suedeze e cila bëri të ditur lajmin, së fundmi ka zbuluar detaje të reja. Sipas saj Federata Suedeze ishte në dijeni të gjithçkaje, në lidhje me bastet dhe për këtë arsye vendosën ta lënë sulmuesin jashtë dhe të mos e grumbullonin në Botërorin e 2018.
Në rast se vepra dhe gjithçka tjetër konfirmohet, atëherë Ibra rrezikon nga 300 mijë euro gjobë, deri te përjashtimi për 3 vite nga futbolli i luajtur.
PANORAMASPORT.AL