Zbulohet data: Ja kur nis ‘Dancing with the stars’

“Dancing with the stars” nis më shpejt nga ç’pritej! Përmes një postimi në Instagram, produksioni zbuloi se spektakli i kërcimit do të nisë më 7 tetor.

“Nga 7 tetori, çdo të premte, live në Top Channel.” – thuhet në videon prezantuese të programit.

Klipi shfaq të gjithë konkurrentët të cilët kërcejnë të shoqëruar nga balerinët profesionistë.

“Dancing with the stars” ka si producente Sara Hoxhën dhe do të moderohet nga Bora Zemani. Deri tani, është zbuluar vetëm një anëtar i jurisë, Kledi Kadiu.