Zbulohet çmimi, ja sa i kushtoi fustani i ditëlindjes Xhensila Myrtezajt
Këngëtarja Xhensila Myrtezaj festoi 25-vjetorin e lindjes gjatë një feste luksoze, ku ishin të pranishëm familjarët, dhe miqtë e saj. Xhensila kishte veshur një fustan blu të Elisabetta Franchi, i dizenjuar me figura përsipër, si për t’iu përshtatur shtatzënisë dhe barkut të rrumbullakosur. Në faqen zyrtare të kësaj stilisteje, çmimi i fustanit mini ka vlerën 525 euro. /Story.al/