Zbulohet ç’ka thënë mamaja e Jennifer Lopez për Ben Affleck!

Ben Affleck e ka marrë vulën e miratimit nga nëna e Jennifer Lopez, Guadalupe Rodríguez.

“E dija se do të ktheheshin bashkë. E dija që ata ishin të dashuruar”, tha prezantuesja e Sunny Hostin ndërsa fliste për dasmën e çiftit në Las Vegas në episodin e 18 korrikut të “The View”.

“Kam folur me nënën e saj, Lupe, për këtë. Lupe ka thënë gjithmonë se Ben është dashuria e saj e vërtetë”, tha Hostin, 53 vjeçe, teksa me tej vazhdoi duke u thënë bashkëprezantuesve të saj se ajo ishte e bindur se dashuria mes Lopez dhe Affleck do të zgjasë përgjithmonë.

“Ata do të jetojnë të lumtur përgjithmonë dhe kjo është arsyeja pse ajo mori mbiemrin e tij. Ajo e do atë,” tha ajo. “Dhe kaq është. Kjo ishte për të. Ajo duhet të ishte martuar me të herën e parë.”

Bordo