Zbulohet arsyeja po qante Shakira dhe e kuptojmë më së miri!

Pak ditë më parë Shakira u shfaq duke qarë në dyert e një dyqani ëmbëlsirash ku supozohej se ishin të pranishëm fëmijët e saj, të dy të pavëmendshëm ndaj situatës.

Megjithatë, arsyeja e vërtetë e atyre lotëve nuk dihej. Një media amerikano-latine zbuloi pse këngëtarja qante jashtë një dyqani M&M.

Në foto ajo shfaqet vetëm me një fanse. ‘Despierta America’ e Univision zbuloi se sipas “njerëzve të afërt të saj”, arsyeja e lotëve të këngëtares ishte “për shkak të stresit”.

“Shakira mund të jetë duke jetuar pasojat e stresit të famës, thonë shumë, stresit për shkak të situatës aktuale që po kalon”, thanë ata.