Zbulohet arsyeja e lirimit të Sulejmanit! Çifti Konomi dorëzon deklaratë: Jemi miq me Ajasin
Ajas Sulejmani është lënë i lirë nga Gjykata e Tiranës. Shoferi 39-vjeçar i cili përplasi çiftin Konomi dhe foshnjen e tyre 3-muajshe në vijat e bardha, kërkoi masë më të butë sigurie. Vendimi u dha nga Gjyqtarja Rexhina Memlika e cila vendosi që të merrte parasysh kërkesën e 39-vjeçarit duke e lënë në arrest shtëpie.
Sulejmani dorëzoi gjatë seancës gjyqësore një deklaratë nga çifti Konomi. Vilma dhe Arjan Konomi, kanë deklaruar në atë shkresë se nuk kanë asnjë pretendim për të ngritur për këtë çështje e se janë miq me 39-vjeçarin e akuzuar.
Ajas Sulejmani përplasi më 8 Maj çiftin Vilma dhe Arjan Konomi, bashkë me foshnjen 3 muajsh, teksa po kalonin rrugën tek vizat e bardha. Ngjarja është raportuar fillimisht nga Dosja.al, e cila informoi e para me foto dhe video aksidentin e rëndë. Ai po lëvizte me mjetin tip G-Class, me shpejtësi 140 km/orë dhe nën ndikimin e substancave narkotike.
Çifti qëndroi për disa javë në spitalin e Traumës për shkak të lëndimeve të shumta që pësuan nga përplasja. Fatmirësisht, foshnja e tyre 3-muajshe shpëtoi pa lëndime.