Zbulohen protagonistët e sezonit të ri të “Love Story 2”
“Love Story” është gati të ndezë motorrët e sezonit të dytë në datën 15 nëntor në televizionin Klan.
Gjatë ditëve që lamë pas produksioni zbuloi për publikun opionistët e këtij sezoni, Robert Aliaj dhe Jerina Lalaj, ashtu edhe risinë e këtij sezoni të dytë – programin ditor. Nëse vitin e kaluar, LS zhvillohej vetëm ditën e hënë, këtë sezon do të kemi mundësinë që personazhet e programit t’i shohim edhe përgjatë ditëve të javës në “Love Story Talk”.
Në spotin e publikuar në faqen e “Love Story” mund të dëgjojmë teksa komentojnë dy opinionistet e programit ditor Xhensila Pere dhe Zhaklina Lakatari.
“Love Story Talk” do të drejtohet nga Eni Shehu, çdo ditë nga e marta në të premte në ekranin e Tv Klan. Edhe këtë sezon, programi i dashurisë në Klan mban firmën dhe vulën e Vera Grabockës e Alketa Vejsiut dhe autorësinë e Ilda Lumanit. Një gjë është e sigurtë, deri në 15 nëntor do të kemi surpriza nga ky program…