Zbulohen performuesit e tjerë të ‘Latin GRAMMY 2022’

Së fundmi janë zbuluar artistët e tjerë që do të performojnë në çmimet ‘Latin GRAMMY 2022’. Në skenë do të ngjiten:Christina Aguilera, Camilo, Elvis Costello, Jorge Drexler, John Legend, Mariachi Sol de México de José Hernández dhe Christian Nodal.

Latin Recording Academy njoftoi më parë një numër interpretuesish që do të dilnin në skenë në një nga netët më të mëdha të muzikës, duke përfshirë Ángela Aguilar, Marc Anthony, Banda Los Recoditos, Carin León, Nicky Jam dhe Sin Bandera.

Formacioni përfshin gjithashtu Rauw Alejandro, Chiquis, Jesse & Joy, Marco Antonio Solis dhe Sebastián Yatra. Sa i përket të nominuarve, Bad Bunny dhe Christina Aguilera janë vetëm dy nga emrat e shumtë që u renditën në listën e këtij viti.

“Në Akademinë Latine të Regjistrimit ne vazhdimisht përpiqemi të mbështesim dhe inkurajojmë krijuesit e muzikës latine. Këta të nominuar mishërojnë përsosmërinë muzikore. Përfaqësojnë momentin e madh që po përjeton aktualisht muzika jonë,” tha Manuel Abud, CEO i The Latin Recording Academy. “Ne jemi krenarë të prezantojmë nominimet me këtë grup të larmishëm artistësh, që nisin zyrtarisht sezonin e 23të Çmimeve Latine.”

Shfaqja e prezantuar nga Anitta, Luis Fonsi dhe Thalia, do të transmetohet drejtpërdrejt në Las Vegas më 17 nëntor./Lapsi.al

Marrë nga: ET